Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti i drejtpërdrejtë: Interit i mungon cilësia

“Çfarë i mungon Interit? Cilësia. Cilësia. Cilësia.”

Të njëjtën fjalë Luciano Spalletti e përsëriti tri herë para kameravae sapo përfundoi përballja me Napolin në “San Siro”, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Më pas, në konferencën për shtyp, iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë Antonio Candrevas, që i kishte interpretuar fjalët e trajnerit si një tentativë për të stimuluar grupin.

“Antonio Candreva mund të thotë çfarë të dojë, ky është mendimi i tij, unë timin e thashë.”

Por nëse mesazhi, kritikat dhe sulmet e Spallettit janë të gjitha për grupin Suning, goditjen publikisht e merr skuadra dhe kjo ndodh pikërisht në mbrëmjen kur ziklatrit arritën në ndalnin Napolin, që zhvilloi një ndeshje plot intensitet. Ndoshta ky është një reagim i nxituar i Spallettit, sepse të thuash që skuadra nuk ka cilësi, nuk mund t’i motivosh lojtarët.

Sigurisht që analiza duhet të jetë e thellë dhe interpretimet mund të jenë të ndryshme. Spalletti në terma të përgjithshëm nuk e ka gabim. Ai po u dërgon një mesazh drejtuesve që e vendosin Interin në të njëjtin nivel me skuadrat e tjera që luftojnë për titullin apo për zonën Champions.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...