Serie A

Spalletti: Fazë vendimtare, të gjithë të japim diçka më shumë

Luciano Spalletti është shfaqur sërish para mediave, në prag të ndeshjes me Cagliarin, që do të luhet të martën në orën 20:45, në ‘San Siro’. Tekniku zikaltër vlerëson rikthimin në shtëpi të Interit, pas 3 transfertave radhazi dhe thotë se objektivi i vetëm është marrja e 3 pikëve.

“Kemi luajtur 3 ndeshje në transfertë dhe kemi marrë vetëm dy pikë, ndaj më vjen keq për këtë. Keqardhja shtohet edhe më shumë kur llogaris që si ndaj Milanit, ashtu edhe ndaj Torinos, meritonim diçka më tepër. Gjithsesi nesër vjen Cagliari dhe objektivi i vetëm është fitorja”, deklaroi Spalletti.

Duke u rikthyer edhe një herë te ndeshja me Atalantën, trajneri i Interit pranoi vështirësinë në fillim të takimit, ndërsa tha se ndoshta duhet të kishte futur më herët Karamoh.

“Me Atalantën patëm 20 minuta shumë të vështira, ku rrezikuam shumë. Më pas u futëm në lojë dhe gradualisht morëm terren. Patëm dy mundësi të mira me Perisiç deri në fund të pjesës së parë, ndërsa në të dytën shumica e lojës u luajt në gjysmëfushën e Atalantës. Ndoshta duhet të kisha hedhur më herët Karamohun në fushë, pasi është një djalosh i shkëlqyer, që mund të ndihmojë shumë në këtë sprint final”, deklaroi trajneri i Interit.

Në lidhje me garën për një vend në Champions, Spalletti thotë se Interi do të synojë maksimumin në takimet e mbetura, me shpresën se do t’ia dalë të arrijë objektivin e këtij sezoni.

“Championsi është objektivi ynë që nga fillimi i sezonit të kaluar dhe kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi, jemi brenda mundësive për ta arritur. Gjithsesi kanë mbetur vetëm 6 ndeshje dhe për të synuar Championsin, duhet që të gjithë të japim diçka më shumë nga vetja, pasi është sforcoja e fundit e sezonit. Rikthimi i Brozoviçit, por edhe përmirësimi i gjendjes fizike të Rafinhës, besoj se do të na japin mundësi të bëjmë mirë në këto takime të fundit dhe të renditemi në 4-she”, deklaroi Spalleti.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency