Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti-Icardi, cili do të largohet në fund të sezonit

Luciano Spalletti duket se e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ka vendosur të aktivizojë sërish Lautaro Martinezin titullar edhe ndaj Juventusit, ndërsa në stol do të mbetet ish kapiteni Mauro Icardi.

Sipas mediave pranë klubit zikaltër, marrëdhënia mes teknikut dhe sulmuesit argjentinas nuk është rikuperuar për asnjë moment dhe pikërisht për këtë arsye, Spalletti ka vendosur at lërë sërish në stol numrin 9.

Heqja e shiritit të kapitenit në shkurt, por edhe qëndrimi përreth 40 ditë jashtë skuadrës, ka bërë që vlera e Icardit në treg të bjerë ndjeshëm, ndërsa drejtuesit shpresojnë vetëm në ndonjë shkëmbim të mundshëm me ndonjë tjetër futbollist, për të mos e shitur për shifra aspak të pranueshme.

Megjithatë Wanda Nara ka këmbëngulur se Icardi do të mbetet pjesë e Interit edhe për sezonin tjetër, ndërsa e vetmja gjë e sigurt për momentin, është që njëri mes sulmuesit dhe trajnerit Spalletti, do të largohet në fund të sezonit.

Gjasat më të mëdha janë që të largohet tekniku, pasi prej kohësh është raportuar se Interi ka kontaktuar me emra të tjerë për t’u besuar pankinën në sezonin e ardhshëm, ndërsa në krye të listës qëndron Antonio Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...