Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Spalletti: Jemi të privilegjuar, nëse na fishkëllejnë duhet të reagojmë në fushë dhe jo në media

Spalletti: Kam skuadër fantastike, me Chiesën e mposhtim Maqedoninë e Veriut
Spalletti: Kam skuadër fantastike, me Chiesën e mposhtim Maqedoninë e Veriut

Luciano Spalletti festoi suksesin e parë personal në stolin e Italisë, me ish-trajnerin e Napolit që triumfoi 2-1 ndaj Ukrainës në “San Siro”.

Fitore shumë e rëndësishme, me Italinë që tani prek vendin e dytë në grup, ndërsa Spalletti theksoi se ishte një sukses i domosdoshëm.

Lexoni edhe:

Ndërkohë, trajneri foli edhe për çështjen Donnarumma, me trajnerin që kërkoi heshtje nga lojtarët e tij dhe të kuptojnë se kur kritikohen, duhet të flasin në fushë dhe jo në medie.

“Ishte një mbrëmje shumë e rëndësishme. Sigurisht, kur rezultati kërkohet me çdo kusht, situate bëhet akoma edhe më e vështirë për t’u menaxhuar, por në fund ia dolëm. Skuadra luajti shumë mirë, por nuk është se ishim perfekt, sidomos në fundin e pjesës së parë. Sot flasim me rezultate, ndaj Maqedonisë së Veriut e vuajtëm barazimin, sot le ti gëzohemi tri pikëve. Lojtarët duhet të kuptojnë rëndësinë e fanellës, rëndësinë e çdo ndeshje dhe të sakrifikojnë në çdo cep të fushës. Donnarumma? Kemi folur shumë. Të shohësh një djalë që disponon këtë talent dhe ndonjëherë nuk e përdorë në mënyrën e duhur patjetër që tërheqë vëmendje. Jemi të privilegjuar, nëse na fishkëllejnë është sepse nuk e meritojmë të duartrokitemi. Ne jemi këtu dhe kemi një shans që të gjithë do të donin ta kishin, por jo, ndaj duhet që gjithmonë të jemi të përulur ndaj popullit tonë, të punojmë fortë dhe të reagojmë në fushë, me rezultate dhe jo në medie. Askush nuk duhet të flasë më shumë se i ai takon, ne kemi për detyrë të sillemi si profesionistë, jo si fëmijë të llastuar.” – përfundoi Spalletti.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...