Europa League

Spalletti: Kemi mungesa, por mund t’ia dalim ndaj Eintrachtit

Interi do të presë nesër në mbrëmje Eintrachtin e Frankfurtit, në sfidën e kthimit, të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës. Trajneri Luciano Spalletti doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për gjendjen e vështirë që po kalon skuadra, për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Është një moment i vështirë, pasi kemi shumë dëmtime dhe për më tepër jemi me listë të cunguar në Europë. Megjithatë ndeshja luhet 11 kundër 11 dhe i kemi të gjitha kartat në rregull, për të bërë mirë dhe për t’u kualifikuar. Keita Balde është mirë, ndërsa Brozoviç do të jetë në pankinë”, tha Spalletti.

Tekniku zikaltër nuk preferoi të tregojë nëse do të luajë me 3 apo me 4 në mbrojtje, ndërsa vlerësoi si avantazh të skuadrës së tij, faktin që do të luajë pa një pikë referimi në majë të sulmit.

“Fakti që nuk do të kemi një sulmues të deklaruar, është në favorin tonë, pasi nuk do t’i japim asnjë pikë referimi mbrojtjes kundërshtare. Sa i përket mbrojtjes, është ndoshta e vetmja dilemë që kam dhe nuk dua ta heq që tani. Kemi marrë disa lojtarë edhe nga ekipi i të rinjve, ndaj mendoj se edhe ndonjë prej tyre, mund të ketë mundësitë të tregojë veten nesër”, tha tekniku zikaltër.

Në fundjavë është derbi i Madonninës, por Spalletti nuk kërkon të mendojë që tani për sfidën me Milanin, duke bërë apel për t’u përqendruar vetëm te ndeshja e radhës, që është po kaq e rëndësishme sa ajo e fundjavës.

“Nuk dua të mendojmë për derbin, pasi na pret një tjetër sfidë përpara. Më pas do të kemi kohë të mendojmë edhe për Milanin. Megjithatë shpresoj që lojtarët të kuptojnë që jemi në një pikë shumë të rëndësishme të sezonit dhe duhet të vlerësojmë maksimalisht çdo ndeshje”, tha Luciano Spalletti.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency