Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Spalletti konfirmon formacionin që përmbysi Shqipërinë

Pas fitores në ndeshjen debutuese ndaj Shqipërisë, takimi ndaj Spanjës, të enjten, mund të jetë vendimtare për Italinë për të fituar kualifikimin mes 16 më të mirave në  Euro 24. Përballë “Furisë së Kuqe”, Spalletti nuk ka në mendje ndryshojë diçka në formacion.

Në seancën e së martës, e zhvilluar me dyer të mbyllura, trajneri italian provoi të njëjtën njëmbëdhjetëshe që mundi kombëtaren e Silvinhos në ditën e parë, duke konfirmuar kështu mbrojtjen me katër lojtarë.

Nga testet e bëra në fushë, megjithatë, nuk mund të përjashtohet që moduli 4-3-2-1 i ndeshjes ndaj shqiptarëve të bëhet 4-3-3 me Frattesin, Jorginhon dhe Barella në mesfushë, Chiesa në të djathtë dhe Pellegrini në të majtë pas Scamaccas.

Lexo edhe: 

Duke pasur parasysh edhe cilësitë e driblimit të kundërshtarëve, opsioni për të parë Cristanten në fushë që në minutën e parë mbetet i gjallë, por në stërvitjen e fundit (dhe po ashtu edhe atë të një ditë më parë), Spalletti nuk ndryshoi asgjë te skuadra që luajti një ndeshje të shkëlqyer në debutimin e saj ndaj kuqezinjve.

Ndaj Spalleti po shkon drejt konfirmimit të plotë të formacionit që përmbysi Shqipërinë, gjë që ndoshta do të konfirmohet edhe në seancën finale të planifikuar për në orën 17:00 të kësaj të mërkure.

 

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...