Luciano Spallletti do të nisë zyrtarisht punën si trajneri i Kombëtares Italiane më 1 shtator, teksa që tani ka filluar të mendojë për stafin me të cilin do të bashkëpunojë.
Kështu mediat italiane bëjnë me dije se Spalletti do të marrë me vete ndihmësit e tij më besnikë, teksa u ka kërkuar drejtuesve të Federatës që të largojnë Andrea Barzaglin, ish-mbrojtësi i Juventusit që vetëm në fillim të gushtit u emërua ndihmës i Mancinit.
Gjithsesi Spalletti duket se nuk ka raporte të mira me Barzaglin dhe ka kërkuar që të mos e ketë në staf, teksa Federata Italiane duhet të gjejë një zgjidhje brenda gushtit, për të shmangur përplasjet në fillim të shtatorit.
Lexo edhe:
- “Kush nuk vrapon të largohet tani”, Tevez prezantohet te Independente: Kam vënë emrin tim në lojë!
- VIDEO/ CR7 nuk i mban nervat, i ulëret në fytyrë arbitrit dhe shtyn tifozin
- Bayern identifikon pasuesin e Sommer, akord pesëvjeçar me një izraelit
- Kartoni në ndeshjen hapëse të Premier League e fut në telashe, Paqueta në hetim për baste
Nga ana tjetër, Gigi Buffon do të jetë përveçse shef delegacioni, edhe menaxher i ekipit, post të cilin deri tani e ka mbajtur Gabriele Oriali, i cili është mik i Mancinit dhe pritet të largohet nga ajo detyrë.
Dy ndeshjet e para të Spallettit në stolin e Italisë do të jenë ato ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në javën e dytë të muajit shtator.
