Serie A

Spalletti: Me Icardin kam folur hapur, ja kush është kapiteni i vërtetë i Interit

Luciano Spalletti doli sot në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me Sampdorian që do të luhet nesër në orën 18:00, në stadiumin “San Siro”, që edhe këtë herë do të mbushet me më tepër se 50 mijë tifozë zikaltër.

Tekniku i Interit foli kryesisht për çështjen Icardi, që është kthyer në temë dite në klubin zikaltër, teksa u mundua të hedhë dritë mbi situatën dhe të konfirmojë besimin ndaj sulmuesit tjetër argjentinas, Lautaro Martinez.

Çfarë folët dje me Icardin?
Dje u munduam t’i shpjegojmë Icardit se vendimi që morëm të gjithë bashkë, nuk ishte kundër tij, por në të mirë të Interit, Ne vijojmë të besojmë në aftësitë e tij sportive dhe presim të japë kontributin në fushë, deri në ditën e fundit që do të mbajë veshur fanellën zikaltër. Unë zakonisht jam i drejtpërdrejtë në komunikimin me futbollistët e mi dhe të njëjtën gjë kam bërë edhe me Icardin.

A do të jetë sulmuesi i grumbulluar për sfidën me Sampdorian?
Jo pasi ka dhimbje në gju dhe po kurohet. Nuk e di kur mund ta kem në dispozicion, pasi për këtë duhet të flas me mjekët.

A është Handanoviç kapiteni i duhur për Interin?
Handanoviç është një emër shumë i respektuar në dhomat e zhveshjes, qoftë për korrektesën në raport me shokët, por edhe për kontributin e dhënë në fushën e lojës. Megjithatë kapiteni i vërtetë i Interit është dikush tjetër dhe e kam fjalën për Ranocchian. Andrea është gjithmonë gati të sakrifikojë për skuadrën dhe pranon në heshtje çdo vendim. Di të marrë përgjegjësi atëherë kur duhet dhe të gjejë një mënyrë për të kontribuuar për klubin edhe kur nuk është në fushë. Për më tepër, nuk gabon asnjëherë me ato që shkruan në rrjetet sociale.

Besoni se Lautaro mund të zëvendësojë Icardin?
Patjetër. Është një sulmues shumë dinamik, që mua më pëlqen shumë. Ka një bagazh të lartë teknik dhe merr pjesë shumë në lojën e skuadrës. Për më tepër, ka një grintë shumë të lartë, që e ndihmon të jetë i egër në zonën kundërshtare. Megjithatë presim që të zonë të ketë të njëjtën mendësi ekzekutimi, si të Icardit, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi nevojë për të dy.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency