Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti: Moratti më emocionon, ndaj Milanit dua fitore

Interi po kalon një moment tmerrësisht të vështirë, pasi ndonëse pretendonte për shumë më tepër, tani në muajin mars e shikon veten sërish duke pasur një vend në Champions si objektivin e vetëm sezonal.

Për ta bërë këtë duhet të marrin rezultat pozitiv, duke filluar nga mbrëmja e nesërme në derbin ndaj Milanit, një sfidë që vjen në një moment vërtetë delikat, por që mund të shërbejë për të rritur angazhimin e organikës së Spallettit.

Trajneri Luciano Spalletti doli sot në konferencën për shtyp, ku pranoi vështirësitë e kësaj sfide, por theksoi besimin ndaj të besuarve të tij, se do të dinë të marrin një rezultat pozitiv.

“Është e vërtetë që nuk po kalojmë një moment të mirë, por besoj te forcat tona dhe jam i bindur që nesër në mbrëmje do të shohim një ndeshje krejt tjetër. Natyrisht që humbja do të linte pasoja në rrugëtimin tonë, ndaj unë do të preferoja maksimumin, për të konsoliduar pozitat, pasi një vend në Champions është objektiv fondamental për ne”, tha Spalletti.

Tekniku zikaltër ka komentuar edhe ftesën e Morattit për të bërë një hap pas në çështjen Icardi, ndërsa foli edhe për situatën e futbollistëve të dëmtuar në skuadër.

“Kur e kam takuar Morattin për herë të parë, jam emocionuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vijim, ndaj nuk dua të komentoj. Thjesht dua të them që nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, sepse kthimi mbrapa nuk është zgjidhje problemi. Sa u përket të dëmtuarve, Brozoviç është mirë dhe do të luajë. E njëjta gjë vlen edhe për Keita, i cili gjithsesi nuk mund të rrijë në fushë për 90 minuta, ndërsa Nainggolan nuk do të jetë”, tha trajneri i Interit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...