Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti: Ndaj Juves për të fituar, Naiggolan…

Luciano Spalletti nuk i trembet Juventusit. Edhe pse e pranoi se bardhezinjtë janë skuadra më e fortë në Itali, trajneri i zikaltërve në konferencën për shtyp theksoi se Interi do të shkojë në Torino për të fituar por për ta bërë këtë duhet të jetë një skuadër kompakte gjatë gjithë 90 minutëshit. Spalletti konfirmoi gjithashtu mungesën e Nainggolan që edhe nëse do të grumbullohet nuk do të zbresë në fushë ndërsa shtoi se Juventusi nuk është vetëm Ronaldo pasi ka edhe kampionë të tjerë si Chielini, Pjanic e Mandzukic.

NDESHJET E ARDHSHME – “Juventus dhe PSV janë ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin, por çdo gjë duhet ta bëjmë hap pas hapi. Nëse e hedhim hapin e parë të saktë, kjo do të na ndihmojë të vazhdojmë në të njëjtën formë”.

KAMPIONATI – “Asgjë nuk ka mbaruar, kampionati nuk mbaron kur ti humb një ndeshje, duhet të kesh besim. Është një sezon i gjatë, mbaron kur nuk ke mundësi ta provosh diçka. Distanca është e madhe, por çdo gjë varet nga ne, në rast se do të mundohemi të rivalizojmë”.

KUNDËRSHTARI – “Juventusi çdo vit merr lojtarë që bëjnë diferencën. Kur isha te Roma, ata pas gjashtë muajve morën Pjaniç. Vitin e kaluar Kanselo ishte ndër më të mirët te ne dhe e mori Juventusi gjithashtu. Kujtojmë blerjen e Higuain nga Napoli. Këto janë detaje të rëndësishme në rritjen e një ekipi. Tani kanë Kristianon, i cili ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Është një ndeshje që do të testojmë karakterin dhe personalitetin tonë”.

PËRGATITJA E NDESHJES – “Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë për 90 minuta. Duhet të krijojmë hapësira dhe t’u hapim sa më shumë probleme. Juventus ka fituar ndeshje dhe kur ka vuajtur, jo vetëm kur ka dominuar. Duhet të tregojmë guxim dhe personalitet”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...