Serie A

Spalletti: Ndaj Napolit luajmë për fitore, fjalët e Icardit duhen marrë në konsideratë

Luciano Spalletti ka dalë sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Napolit, që do të luhet nesër në mbrëmje në transfertë.

Tekniku zikaltër ka vlerësuar rëndësinë e përballjes me napolitanët, ku një fitore do të siguronte kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, por ka hequr presionin nga skuadra e tij.

Ndeshja me Napolin duhet luajtur si një takim që duhet fituar patjetër?
Ne jemi Interi dhe të gjitha ndeshjet i luajmë për t’i fituar, ndaj edhe nesër ndaj Napolit, jemi përgatitur për të marrë tre pikët. Më pas kuptohet që verdiktin e jep fusha dhe ekziston edhe rreziku i humbjes, por ne zbresim gjithmonë për të fituar. Megjithatë vlen të theksohet edhe fakti që nuk ka të njëjtën rëndësi si ndeshja e vitit të kaluar ndaj Lazios, ndaj nuk është e thënë që të kërkojmë dëshpërimisht fitoren, por me logjikë dhe me vendosje të mirë në fushë.

Dje asistuam në largimin e Allegrit, ndërsa shumë emra të tjerë trajnerësh përflitet se do të lënë pankinat në fund të sezonit. Pse mendoni se ndodh kjo?
Sepse pozicioni i trajnerit është i tillë, i rëndësishëm, i vështirë dhe i bukur, ndaj edhe do ketë shkarkime e largime të vazhdueshme. Unë vlerësoj shumë Ancelottin dhe mënyrën sesi ai punon, pasi kjo më intereson shumë edhe për përballjen e nesërme.

Icardi ka deklaruar se ka vendosur të qëndrojë te Interi, por marrëdhënia me tifozërinë vijon të jetë komplekse. Sipas teje, do të qëndrojë?
Unë u jap gjithmonë shumë vlerë gjërave që thuhen. Icardi është një djalë shumë i mirë dhe një futbollist me vlera, ndaj nëse thotë se dëshiron të qëndrojë, atëherë duhet marrë në konsideratë. Më kënaq ky fakt.

Si e vlerësoni sezonin e Lautaro Martinezit?
Ka marrë thirrjen nga Argjentina për të disatën herë dhe besoj se e meriton totalisht, sepse sa herë që flitet për të, të gjithë janë në në njëjtin mendim. Ka bërë një sezon mjaft të mirë te Interi, duke treguar forcë dhe shumë karakter, ndaj kemi besim se e ardhmja e tij do të jetë akoma më e mirë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency