Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti nuk e bën dramë: Nuk ndikuan mungesat, humbëm për një 11-m

Humbja me Sassuolon në premierën e kampionatit rëndon shumë në shtëpinë e Interit, megjithatë trajneri Luciano Spalletti kërkon të ruajë qetësinë, Sigurisht që atij nuk i ka pëlqyer paraqitja e skuadrës në “Mapei Stadium”, por nuk është rasti për ta bërë dramë.

“Ata zhvilluan një ndeshje të mirë, u treguan të zotë në kundërsulm dhe zgjodhën gjithmonë momentin e duhur për të bërë presion.”

Spalletti nuk dëshiron të justifikohet apo të gjejë alibi, sipas tij, mungesat e rëndësishme në kampin zikaltër nuk ndikuan në lojë.

“Mungesat e Skriniar dhe Nainggolan? Nuk ndikuan, ndeshjet i fitojnë apo i humbasin ata që luajnë.”

Shumë gabime në fazën mbrojtëse, sidomos në pjesën e parë Dalbert u duk në vështirësi.

“Në ndonjë rast nuk ishte në kohë në ndërhyrje, por më pas bëri ndeshjen e tij. Mund të bëjë më mirë në aspektin sulmues, me krosimet e tij. Më duket e pavend t’ia vesh fajin për humbjen një mbrojtësi krahu.”

Në fakt, zhgënjeu edhe Lautaro Martinez, me Spallettin që duhet të ndryshojë edhe zgjedhjen e formacionit titullar. Sipas tij humbja erdhi vetëm për një 11-metërsh.

Hapi prapa i Interit ishte vetëm penalltia, sepse ndeshjen e humbëm vetëm nga ky rast. Nuk vuajtëm në kontrollin e lojës dhe kundërshtari nuk pati raste të tjera të rrezikshme përveç dy-tre momenteve ku kërkoi të na kapte në befasi nëpërmjet kundërsulmit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...