Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti rikuperon njeriun e ndeshjeve të mëdha, asgjë serioze për Vecinon

Frymëmarrje për trajnerin e Interit Luciano Spalletti vetëm pak ditë para derbit ndaj Milanit. Dëmtimi që pësoi Matias Vecino në grumbullim me përfaqësuesen e Uruguait nuk është aspak serioz. Bëhet fjalë për një tërheqje të lehtë që e pengoi Vecinon për të luajtur në miqësoren mes përfaqësueses Celeste dhe Japonisë të martën. Megjithatë nuk ka asgjë serioze për lojtarin në muskulin e kofshës së djathtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë e nevojshme që mesfushori t’i nënshtrohet analizave të tjera. Vecino gjithsesi mund të ulet në stol në derbin ndaj Milanit por kjo mund të jetë edhe një masë parandaluese e Spallettit në mënyrë që të ketë 100% të gatshëm atë që konsiderohet edhe si njeriu i ndeshjeve të mëdha për Interin(për golat që ka realizuar në sfidat e rëndësishme) në duelin e mesjavës ndaj Barcelonës në Champions League duke patur parasysh edhe faktin se ndaj Milanit, Vecino mund të zëvendësohet nga Gagliardini i cili nuk bën pjesë në listën e Kupave të Europës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...