Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti-show: Gabimi që bëra me Pordenonen dhe emrat që dua nga merkato

Luciano Spalletti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, para sfidës së nesërme përballë Udineses në ‘San Siro’, ku ka komentuar gjendjen e skuadrës. Trajneri zikaltër ka marrë përgjegjësinë e komplikimit të sfidës me Pordenonen, ndërsa ka vlerësuar edhe Udinesen, si një kundërshtar që e ka lënë pa gjumë. Nuk mund të mungonin edhe komentet mbi merkaton, teksa Spalletti ka ironizuar me të pranishmit, duke përmendur emra që janë të pamundur për t’u transferuar.

Pordenone: Gabova unë, sepse bëra shumë ndryshime në formacion. Nëse do të kisha ndryshuar vetëm 3-4 lojtarë, do ta kishim thjeshtuar shumë punën, por me 8 emra të rinj, është shumë e vështirë të organizohesh.

Udinese: Është një skuadër që e kam shumë për zemër, pasi kam kaluar vite të bukura në Friuli. Këtë sezon kanë shfaqur probleme, por kanë ditur të dhurojnë edhe ndeshje mjaft të mira. Për më tepër, tani kanë një trajner si Oddo, që di të marrë maksimumin. Mund të them se kjo sfidë po më lë pa gjumë.

Merkato: Nëse më pyesni kë dua, po ju them Sergio Ramos, Iniesta dhe Sanchez, por më pas e di që është e pamundur dhe kthehem në punë me lojtarët e mi, që më kanë dhënë kënaqësi të shumta në këto muaj dhe jemi në krye.

Vendi i parë: E kemi merituar tërësisht dhe këtë e kemi treguar në të gjitha përballjet direkte. Stërvit futbollistë profesionistë, që dinë të punojnë kokë-ulur dhe të japin maksimumin. Dua të mbajmë vendin e parë, sa më gjatë të mundemi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...