Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti vlerëson Rafinhën e Cancelon, por ‘qan’ Kondogbianë

Nesër do të presë Veronën dhe 4 ditë më pas, vjen radha e derbit me Milanin, por për trajnerin e Interit, së pari duhen marrë 3 pikët në sfidën e radhës. Luciano Spalletti pranon rëndësinë e derbit, por thekson se mënyra më e mirë për ta përgatitur sfidën me Milanin, është 3-pikëshi me Veronën.

Më e rëndësishme Verona, apo derbi?
Spalletti: Duhet një fitore nesër, për të përgatitur më mirë derbin. 3-pikëshi ndaj Veronës është stërvitja më e mirë mendore, në prag të sfidës me Milanin, që mbetet gjithsesi e veçantë. Nuk dua të them se ndeshja me Veronën do të jetë si një stërvitje, pasi ata janë një skuadër që mund të të bëjnë keq, kur janë në formë, por nëse nuk marrim maksimumin, rrezikojmë të jemi konfuzë në derbi.

Walter Sabatini hoqi dorë nga posti i tij te Interi…
Spalletti: Ka shumë keqardhje mbi këtë, pasi dihen vlerat sportive dhe njerëzore të Sabatinit. Ai është një samurai i futbollit, por largimi i tij nuk besoj se do të ndikojë te ecuria e Interit. Në fund të fundit, klubi është mbi të gjitha. Sa i përket shkaqeve, përderisa Suning dhe Sabatini theksuan se çdo gjë ishte bërë në sintoni të plotë, nuk kam ç’të them unë më tepër.

Vendi i 4-t është një gjysmë-mrekulli, apo një detyrim për t’u arritur?
Spalletti: Unë besoj se ne kemi mundësi reale ta arrijmë zonën Champions dhe po punojmë për ta bërë këtë. Besoj në cilësitë e lojtarëve që stërvit dhe në angazhimin e tyre, ndaj nuk do ta cilësoja si mrekulli, por si një objektiv i arritur me mund, pasi shumë skuadra janë në nivelin që mund ta synojnë.

Do të jetë formacioni më i mirë në fushë, apo do të rezervoheni për derbin?
Spalletti: Nuk do të rezervohem, pasi dua që të fitojmë nesër. Pavarësisht rëndësisë së një derbi, 3 pikët kanë të njëjtën vlerë në renditje, si ndaj Veronës, ashtu edhe ndaj Milanit. E thashë edhe më herët, se fitorja me Veronën do të jetë mënyra më e mirë për të përgatitur derbin.

Kontrata juaj skadon në 2019-ën. Besoni se do të jeni te Interi edhe sezonin e ardhshëm?
Spalletti: Unë do të jem trajner i Interit edhe për vitin tjetër dhe këtë mund t’ua garantoj. Kontratat nuk është se domosdoshmërisht tregojnë të ardhmen, pasi në mungesë të rezultateve, ato prishen menjëherë. Unë e bëj kontratën për të mos vënë në vështirësi veten dhe shoqërinë.

Rafinha duket se po ambientohet mirë, madje e pëlqen edhe Milanon shumë. A mund të themi se te ai dhe Cancelo, do të hidhen bazat e Interit për sezonin e ardhshëm?
Spalletti: Rafinha dhe Cancelo kanë treguar shenja mjaft të mira rritjeje dhe integrimi në skuadër. Janë duke u vlerësuar çdo ditë për punën që bëjnë dhe angazhimin që tregojnë. Kanë mbetur edhe pak javë, por mund të them se janë në rrugën e duhur, për t’u bërë pjesë integrale e skuadrës.

Po nga lojtarët në huazim, cilin do të donit ta rikthenit?
Spalletti: Njëri është Kondogbia, nëse Valencia vendos të mos e blejë, pasi kanë ata të drejtën e zgjedhjes. Të tjerët janë larguar prej pak kohësh. Nagatomo po bën mirë te Galatasaray, Joao Mario ka dhënë disa sinjale mjaft interesante dhe Gabigol po shënon shumë gola, siç e keni evidentuar ju. Gjithsesi, për momentin jemi të përqendruar te kampionati, pasi do të kemi kohë të bëjmë edhe këto vlerësime.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...