Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti vlerëson Sampdorian: Giampaolo është shumë i zoti

Të shtunën në San Paolo ndaj Napolit, Interi ndali serinë e fitoreve por në të njëjtën kohë mori një barazim me shumë vlera përballë skuadrës që kryeson kampionatin italian duke i vendosur stërkëmbëshin e parë, Napolit të Sarrit në këtë sezon. Këtë të martë zikaltërit do të zbresin sërish në fushë teksa do të përballen në San Siro me një nga skuadrat që kanë surprizuar më shumë në këtë fillim sezoni, Sampdorian e Marco Giampaolos. Është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit Luciano Spalletti por trajneri i Interit ka besim te futbollistët që ai drejton.

“ Nga sfida me Napolin kemi dalë më të fortë dhe kemi fituar më shumë besim në vetëvete. Më kanë pëlqyer shumë gjëra në atë ndeshje por në të njëjtën kohë duhet të gjesh gjithmonë diçka të cilën mund ta përmirësosh.  Ky që kam aktualisht është grupi i futbollistëve më i mirë që kam patur ndonjëherë në dispozicion në karrierën time si trajner. Sampdoria është e fortë ndërsa Giampaolo është një trajner shumë i zoti. Nuk e di nëse do të bëj rotacion ndaj Sampit është e vështirë ta them këtë gjë për momentin”, deklaroi Luciano Spalletti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...