Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spanja analizë para Shqipërisë, “pakt” për Botërorin

Me kualifikimin direkt në Kupën e Botës që është në lojë, te Spanja kanë vendosur të sheshojnë kontradiktat rreth pavarësisë së Katalonjës. Gazeta “Marca” flet për “pakt për të mirën e Spanjës” përpara duelit të 6 Tetorit në Alicante me Shqipërinë. Në dhomat e zhveshjes së “La Rojas” është zhvilluar një takim për të ulur tensionin rreth çështjes “Piqué”.

Edhe pse lojtarët katalanas, mes tyre edhe Sergi Busquets, besojnë se hendeku me tifozët është bërë i parikuperueshëm, lojtarët e përfaqësueses spanjolle kanë vendosur si prioritet sigurimin e vendit të parë në grup dhe kualifikimin në Botërorin 2018.

Gjithsesi, sipas mediave iberike, Gerard Piqué nuk mendon të heqë dorë nga përfaqësuesja spanjolle përpara evenimentit që do të zhvillohet në Rusi. Për qëndrimet e tij pro referendumit në Katalonjë, mbrojtësi i Barcelonës u prit me vërshëllima nga tifozët në stërvitjen e ekipit që ka fituar një herë titullin botëror dhe është shpallur tre herë kampione e Europës.

Në situatën e krijuar, Piqué kishte deklaruar se nëse federata apo trajneri mendonin se prezenca e tij përbënte problem, nuk do të hezitonte të largohej nga përfaqësuesja e Spanjës. Trajneri Lopetegui i doli në mbrojtje dhe e bëri të qartë se 30-vjeçari dhe të gjithë futbollistët katalanë do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e skuadrës, pasi nuk është e udhës që çështjet politike të përfshihen në sport.

Vendimi lidhet me faktin se Piqué është një prej elementëve kryesorë të “La Rojas”, por edhe për të mos tronditur skuadrën. Megjithatë, nuk përjashtohet që zhvillimet në Katalonjë të ndikojnë në ekuilibrat e brishtë që ekzistojnë te Spanja.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...