Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spanja dhe Brazili në gjysmëfinale, sfidojnë Japoninë dhe Meksikën!

Spanja, Brazili, Japonia dhe Meksika janë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të futbollit të meshkujve, në Olimpiadën Tokyo 2020. Spanja që është edhe favoritja kryesore për medaljen e artë në Lojrat Olimpike për pak sa nuk u eliminua nga Bregu i Fildishtë i Franck Kessie në çerekfinale. La Roja triumfoi pas kohës shtesë me rezultatin 5-2 ndaj përfaqësueses afrikane në një sfidë ku shpëtoi vetëm në fund. Në pjesën e parë Dani Olmo iu përgjigj golit të Eric Bailly me këtë fraksion loje që u mbyll në barazim 1-1. Por në minutën e 90-të Max Gradel u duk sikur i dha kualifikimin Spanjës megjithatë nuk mendoi kështu Rafa Mir që shënoi në të 93-ën duke e çuar ndeshjen në shtesë. Në 30 minutat e shtesës Spanja asfaltoi Bregun e Fildishtë me 3 gola të tjera nga Mikel Oyarzabal dhe Rafa Mir që realizoi edhe dy herë të tjera duke kompletuar tripletën personale. 5-2 për La Rojan që në gjysmëfinale do të përballet me Japoninë që eliminoi pas goditjes së penalltive Zelandën e Re. Nuk e pati të lehtë as Brazili që Egjipitin e kaloi me rezultatin minimal 1-0 me një gol të Cunhas. Spektakël dhuroi edhe Meksika që do të jetë kundërshtari i radhës për Brazilin teksa eliminoi me shifrat 6-3 Korenë e Jugut, falë edhe një dygolëshi të Cordovas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...