Basketboll

Spanja e nis Botërorin me një fitore bindëse ndaj Tunizisë

Spanja filloi rrugëtimin e Kampionatit Botëror të basketbollit për meshkuj me një fitore të thjeshtë ndaj Tunizisë, në një ndeshje të vlefshme për Grupin C, grup ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Porto Riko me Iranin. Triumf me plot 39 pikë diferencë, madje në sekondën e fundit të takimit përfaqësuesja iberike u ngjit në tre shifra, duke mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 101-62.

Trajneri italian Sergio Scariolo i besoi sërish eksperiencës, teksa u paraqit me pesë lojtarë si Rudy Fernandez, Ricky Rubio, Victor Claver, Marc Gasol dhe Sergi Lull, që kanë qenë pjesë e seleksionit spanjoll edhe në botërorin e zhvilluar nëntë vjet më parë në Turqi. Në Guangzhou Gymnasium Spanja u shkëput pa humbur kohë në 11-4 dhe më pas basketbollistët iberikë lëshuan vërtet shumë, duke e nënvlerësuar ndjeshëm kundërshtarin.

Ekipi afrikan përfitoi më së miri, teksa përmbysi rezultatin, duke fituar periodën hapëse me rezultatin 17-16. Kjo ishte sfida e parë kompetitive ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve, megjithatë për habinë e të gjithëve skuadra e drejtuar nga trajneri portugez Mario Palma e udhëhequr nga ylli i ekipit, qendra e Dallas Mavericks Salah Mejri, i gjatë 2,17, fluturoi drejt avantazhit 29-19.

58-vjecari lombard i shtrëngoi rripat skuadrës dhe Spanja u kundërpërgjigj duke realizuar plot 14 pikë radhazi, e për rrjedhojë ekipi i Scariolos shkoi në intervalin mes pjesëve me rezultatin e ngushtë 42-39. Në pjesën e dytë dolën në pah qartë diferencat e mëdha ndërmjet këtyre dy skuadrave, pasi Spanja shënoi plot 30 pikë, duke e shtrënguar ekipin afrikan në vetëm 8 të tilla.

Në periodën e fundit trajneri italiani çlodhi për pjesën më të madhe të kohës lojtarët kryesorë, gjithsesi diferenca u thellua edhe me 14 pikë të tjera. Përfundimisht Spanja fitoi krejt takimin me shifrat 101-62, në një ndeshje ku plot 6 lojtarë të skuadrës iberike e mbyllën ndeshjen me dy shifra. Ricky Rubio e përfundoi sfidën me 17 pikë e 9 asist, në vetëm 22′ lojë, ndërsa Marc Gasol kontribuoi me vetëm 10 pikë dhe 6 rebound në 24′ që u aktivizua. Pau Ribas dhe Victor Claver ndihmuan ekipin me nga 12 pikë, ndërsa Sergio Llull e mbylli takimin me 16 pikë e 5 asist, në diçka më tepër se çerek ore lojë, ndërkaq Juancho Hernangomez spikati me 13 pikë dhe 8 topa në tabelë, në vetëm 19′.

Në krahun tjetër ashtu siç pritej Salah Mejri ishte lojtari më i mirë dhe basketbollisti i Dallasit e përfundoi ndeshjen me 15 pikë e 7 rebound, ndonëse qëndroi më pas se gjysmë ore në parket. Ditën e hënë dy skuadrat do të zbresin përsëri në fushë: Spanja do të përballet me Porto Rikon, ndërsa Tunizia do të masë forcat me ekipin e Iranit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency