Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spanja e Polonia nuk ndalen, Maqedonia e Veriut bie sërish në Shkup

Spanja ëshët e pandalshme në eliminatoret e Euro 2020-ës, teksa mbrëmjen e sotme ka mposhtur Suedinë me rezultatin 3-0, duke regjistruar fitoren e katërt në po kaq ndeshje të zhvilluara në grupin përkatës.

Skandinavët arritën të rezistojnë për plot 64 minuta në “Santiago Bernabeu”, por më pas nëj 11-metërsh në favor të vendasve, u ekzekutua saktësisht nga qendërmbrojtësi Sergio Ramos, i cili zhbllokoi rezultatin.

Më pas ishin Alvaro Morata dhe Odriozola, ata që shënuan sërish në portën e Suedisë, duke kompletuar suksesin e radhës ëpr Spanjën, që duket se do ta sigurojë shumë shpejt kualifikimin për në Euro 2020.

Maqedonia e Veriut humbi një tjetër ndeshje në Shkup, këtë herë përballë Austrisë, ku ndonëse arriti të kalojë e para në avantazh, më pas pësoi plot 4 gola dhe doli kokëulur, duke mbetur në vendin e pestë.

Po në të njëjtin grup, Polonia nuik e ndal hapin, pasi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Izraelin, dhe blindopi pozitat në krye të renditjes.

Në grupin e Kosovës, përveç “Dardanëve” fitore mori edhe Republika Çeke, që mposhti me rezultatin 3-0 Malin e Zi, duke barazuar me pikë Anglinë, në krye të renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...