Katar 2022

“Spanja fiton Botërorin”, heroi i vitit 2010: Japonia bën surprizën!

23 nëntori do të jetë dita kur Spanja nis fushatën e saj në Kupën e Botës përballë Kosta Rikës. Për një herë Kampionët e Botës nuk do të jetë aspak e lehtë pasi ndodhen në të njëjtin grup me Gjermaninë.

Megjithatë për t’i dhënë kurajo dhe zemër skuadrës ka menduar Andres Iniesta, legjenda e Spanjës dhe heroi i Afrikës së Jugut 2010.  Ish-lojtari i Barcelonës mendon se Spanja e ka ekipin për të fituar për herë të dytë kupën e botës.

“Kam shumë besim te trajneri, te stafi i tij dhe te lojtarët. Mendoj se kjo skuadër mund të arrijë majat. Favoritët e grupit janë Spanja dhe Gjermania por skuadra që mund të befasojë është Japonia. Kanë një sulm shumë të shpejtë që mund të krijojnë shumë rrezik. Mitoma që luan për Brighton në Premier League, mesfushorët që luajnë në Gjermani, Endo, Tanaka dhe Kamada është një skuadër me një nivel të jashtëzakonshëm”.

38-vjeçari vazhdon të shijojë futbollin e luajtur por tani në Japoni, ndërsa fokusi kryesor këtë muaj do të jetë patjetër Botërori. Iniesta ka kujtuar edhe njëherë momentin magjik të vitit 2010, më saktë minutën e 116-të, kur ai shënoi golin vendimtar të finales së madhe kundër Holandës.

“Është e vështirë të them se kush është momenti më i bukur, pasi goli merr të gjithë vëmendjen, por një nga gjërat më të bukura ishte festa kur u kthyem në Spanjë. Mes televizorit dhe kokës time e kam parë me miliona here golin e shënuar. Ishte një moment magjik. Gjithçka zgjati më pak se një sekondë, në atë moment kur godita dhe topi hyri në portë nuk dëgjova asgjë, gjithçka ngriu. Nuk ka asnjë fjalë për ta përshkruar atë moment”.

Në finalen e 2010-tës, dy ishin momentet më të veçanta. Shënimi i goli, dhe pritja e Casillas përballë Robben. Kush është momenti më vendimtar për Iniestën?

“Më e mrekullueshme ishte pritja me këmbë e Casillas. Asnjë nga dy veprimet nuk është i thjeshtë. Vendimtare është të ekzekutosh një veprim teknik ndërsa tjetri është më intuitiv dhe magjik. Casillas ishte edhe një herë tjetër shpëtimtar”.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency