Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spanja gjysmëfinalistja e parë e Euro 2020, Zvicra bie te penalltitë!

Xherdan Shaqiri nuk mjafton për Zvicrën. Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2020, me La Rojan që mposhti përfaqësuesen helvete pas goditjes së penalltive me shifrat totale 4-2. 1-1 përfunduan 90 minutat e kohës së rregullt dhe shtesa prej 30 minutash ndërkohë që te 11-metërshat Spanja u tregua më e saktë duke triumfuar 3-1 pasi zviceranët humbën 3 nga 4 penalltitë e goditura ndërsa për spanjollët gabuan vetëm Sergi Busquets dhe Rodri duke shënuar 3 nga 5 11-metërsha për të festuar në fund një kualifikim të merituar edhe për faktin se Spanja krijoi më shumë raste dhe prodhoi më shumë volum loje se Zvicra në këtë duel.

La Roja kaloi shumë shpejt në avantazh që në minutën e 8-të me autogolin e Zakarias,  që ishte i pafat në devijimin e Jordi Albas. Por edhe pse Spanja kishte një marsh më shumë në këtë ndeshje Zvicra e Petkovic u mbajt fort dhe në minutën e 68-të Seferovic përfitoi nga gabimet në mbrojtje të spanjollëve duke i servirur Xherdan Shaqirit një asist perfekt me futbollistin e Liverpool që mposhti Unai Simon. Megjithatë sfida për Zvicrën u kthye në një malore në minutën e 77-të kur Remo Freuler u ndëshkua menjëherë me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë. Pavarsisht ofensivës spanjolle në minutat e mbetura dhe në shtesë, Sommer u shfaq në lartësinë e duhur duke e çuar ndeshjen te penalltitë aty ku Oyarzabal realizoi penalltinë vendimtare që çoi skuadrën e Luis Enriques në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...