Tenis

Spanja mes vuajtjesh në gjysmëfinale, Serbia “shëtitje” me Kanadanë

Serbia dhe Spanja u bënë dy skuadrat e fundit përfaqësuese që siguruan kalimin për në fazën gjysmëfinale në edicionin hapës të ATP Cup. Ndryshe nga skuadra iberike, ekipi i Serbisë mposhti pa shumë vështirësi në fazën çerekfinale Kanadanë, që në edicionin e fundit të Davis Cup bëri një figurë të shkëlqyer, duke shkuar deri në finalen e madhe, ku u mund gjithsesi nga Spanja e udhëhequr nga dyshja Rafael Nadal – Roberto Bautista Agut.

Fillimisht, në Sydney, në “Ken Rosewall Arena” zbritën në fushë zgjedhjet e dyta respektive të këtyre skuadrave, sidoqoftë numri 34 i botës, Dusan Lajovic, dominoi takimin me Felix Auger Aliassime, për të mbyllur llogaritë në vetëm dy sete. Numri 21 i renditjes ATP nuk e theu asnjëherë në servis 29-vjeçarin nga Beogradi, e për rrjedhojë tenisti kanadez u mund 6-4, 6-2.

Gjithsesi, ndeshja tjetër ishte dukshëm më e fortë dhe numri 2 i botës u shtrëngua për të përmbysur disavantazhin e setit hapës ndaj tenistit me origjinë ruse Denis Shapovalov, për t’i garantuar në këtë mënyrë edhe kualifikimin ekipit të tij për në katër skuadrat më të mira të këtij aktiviteti.

Numri 14 i klasifikimit të përgjithshëm botëror u mjaftua thjesht me një “break” në “game”-n e nëntë për të siguruar setin hapës me rezultatin 6-4, sidoqoftë Nole nuk humbi kohë dhe u kundërpërgjigj menjëherë në setin pasardhës.

32-vjeçari e përmirësoi ndjeshëm lojën e tij dhe në mundësinë e parë në dispozicion për break, pas afërsisht 70′ lojë, Novak Djokovic, e ndëshkoi kundërshtarin e tij, duke i rrëmbyer shërbimet. Në fakt, përpara game-t të katërt Nole rrezikoi ndjeshëm, teksa i anuloi jo pak por plot tre mundësi për break rivalit të tij, gjithsesi numri 2 i botës e përfundoi setin duke koleksionuar rresht pesë “game”-t e fundit, për të mbyllur setin me shifrat 6-1.

Në setin final, përpara se të shkonin në “tie break”, tenistët shkëmbyen “break” dhe kundërbreak me njëri – tjetrin, sidoqoftë në fund me mundësinë e katërt në favor Djokovic mbylli gjithçka me rezultatin 7-4, duke regjistruar suksesin e pestë në po kaq përballje në turnetë ATP ndaj tenistit të talentuar kanadez.

Në fund binomi Cacic – Troicki i coi shifrat në 3-0, teksa mposhti 6-3, 6-2 në lojën çift dyshen kanadeze Polansky – Shamasdin.

Në sfidën tjetër, Spanja e filloi mirë duelin me Belgjikën, teksa Roberto Bautista – Agut respektoi parashikimet, për të fituar lehtë më kundërshtarin e tij, numrin 158 të botës, Kimmer Coppejans. Numri 10 i botës humbi thjesht pesë game, për të mbyllur takimin 6-1, 6-4, sidoqoftë Belgjika barazoi rezultatin pas disfatës së papritur të numrit 1 të botës Rafael Nadal. Numri 11 i klasifikimit ATP, David Goffin, e vuri ndjeshëm në vështirësi Rafën në servis e për pasojë 33-vjeçari nga Mallorca u mund në vetëm dy sete, 6-4, 7-6, në një ndeshje që zgjati afërsisht dy orë e gjysmë.

Duke lënë mënjanë sfidat në Lojërat Olimpike, kjo ishte vetëm humbja e 2-të në “singles” në 31 ndeshje gjithsej për tenistin iberik me përfaqësuesen e vendit të tij. Pikën përcaktuese Spanja e mori në takimin deciziv në lojën dyshe, ku numri 1 i botës u shtrëngua për të zbritur sërish në fushën e lojës, për të bashkuar forcat me bashkëkombësin e tij, Pablo Carreno Busta.

Spanja ishte shumë pranë humbjes, megjithatë në fund çifti Nadal – Carreno Busta ia doli mbanë për të përmbysur disavantazhin e setit hapës, për të triumfuar vetëm pas “tie break”-ut të setit final me rezultatin e përgjithshëm 6-7, 7-5, 10-7 ndaj dyshes belge Sander Gille – Joran Vliegen.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency