Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Spanja mposht Qipron, Hungaria barazim “in extremis” në Bullgari

Spanja me tri pikët e radhës, por ende jo vendin e parë në Grupin A kualifikues të Euro 2024, falë suksesit 1-3 në fushën e Qipros. Tashmë me 18 pikë të grumbulluara dhe me barazimin 2-2 të Gjeorgjisë ndaj Skocisë, “La Rojas” i duhet vetëm një pikë për vendin e parë në grup.

Talenti i Barcelonës, Yamal, realizoi që në minutën e pestë (të dytin me fanellën e Spanjës, pas golit të shënuar kundër Gjeorgjisë), duke zhbllokuar rezultatin.

Oyarzabal dhe Joselu i çuan shifrat në 0-3 brenda pjesës së parë, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen. Në pjesën e dytë, goli i Pileas i vlejti vetëm për statistikë Qipros.

 

Lexo edhe:

Në Grupin F, Austria fitoi 0-2 në fushën e Estonisë, kurse Azerbajxhani i Gianni De Biasit fitoi thellë 3-0 me Suedinë, tashmë jashtë Europianit.

Në Gripun G, Hungaria barazoi në shtesë 2-2 në fushën e Bulgarisë, duke shpërdoruar mundësinë për të siguruar vendin e parë.

 

 

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...