Lajme

Spanja “poker” Ishujve Faroe, Piatek mposht Maqedoninë e Veriut

Spanja mori fitoren e tretë në po kaq ndeshje eliminatore të Euro 2020-ës, teksa arriti të triumfojë pa vështirësi, me rezultatin 1-4 ndaj Ishujve Faroe në transfertë. “Furia Roja” zhbllokoi sfidën që në minutën e 6’ me anë të Sergio Ramos dhe në të 19-ën dyfishoi shifrat me anë të Navas.

Ishujt Faroe rihapën takimin në minutën e 30’, por vetëm 4 minuta më vonë, shënuan një gol në portën e tyre, duke vënë fitoren e Spanjës në kasafortë, ndërsa sfida u vulos me golin e Gaya në minutën e 71-të.

Maqedonia e Veriut u mposht me rezultatin 0-1 nga Polonia në Shkup, në një sfidë që u vendos nga një gol i sulmuesit të Milanit, Krysztof Piatek, ndërsa mbrojtësi shqiptar Musli u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 futbollistë, në 10 minutat e fundit.

Përfundoi me fitoren e vendasve 2-1, ndeshja mes Republikës Çeke dhe Bullgarisë, dy skuadra që janë pjesë e grupit A, bashkë me Kosovën, ndërsa në barazim 2-2 u mbyll sfida mes Norvegjisë dhe Rumanisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency