Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spanja shënon golat, kuqezinjtë trondisin shtyllat

Shqipëria nuk ia doli dot të bëjë surprizën ndaj Spanjës, teksa iu dorëzua vendasve brenda 27 minutave, por duhet theksuar se kuqezinjtë luajtën me guxim dhe iu afruan disa herë portës së De Geas, madje në dy raste goditën edhe shtyllën.

Kombëtarja e Panuccit e nisi ndeshjen mirë, duke bërë presing të lartë ndaj spanjollëve, të cilët vuajnë të organizohen në 10 minutat e para, por më pas marrin lojën nën kontroll dhe shënojnë plot tre herë për 11 minuta.

Rodrigo zhbllokoi rezultatin në minutën e 16, Isco në të 24-ën dhe Alcantara në të 27-ën, hipotekuan fitoren për Spanjën. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe filluan të shikojnë drejt portës kundërshtare, ndërsa në pjesën e parë goditën traversën me Llullakun dhe humbën një rast të pastër me Memushajn.

Në pjesën e dytë, Panucci hedh në fushë Sadikun dhe Agollin, ndërsa më pas shton edhe Latifin. Pikërisht sulmuesi elbasanas ka një mundësi të mirë, por topi i goditur prej tij përplaset në shtyllën e portës së De Geas, ndërsa ish sulmuesi i Skënderbeut i afrohet golit dy minuta më pas, por portieri spanjoll reagon mjaft mirë.

Përfundon 3-0, por nuk duhet ta bëjmë dramë, sepse po me këtë rezultat spanjollët mposhtën edhe Italinë, me të cilën do të përballemi pas tri ditëve, në “Loro Boriçi”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...