Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spanjë prepotente, i shënon 5 Kosta Rikës në miqësore

Spanja u shfaq prepotente në miqësoren me Costa Rikën, që u zhvillua në stadiumin Rosaleda të Malagas. “La Roja” fitoi thellë me rezultat 4-0, por më shumë se për shifrat, futbollistët spanjollë fituan duatroktijet për lojën e zhvilluar. Lopetegui preferoi të hidhte në fushë “peshat e rënda”, duke nisur që me treshen Ramos-Pique-Alba në mbrojtje, Busquets, Iniesta, Alcantara dhe Isco në mesfushë, ndërsa në sulm David Silva dhe Alvaro Morata. Në portë u preferue Arrizabalaga i Bilbaos, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes Odriozola. Pak më shumë se 5 minuta iu nevojit Spanjës për të kaluar në avantazh, teksa Jordi Alba realizoi brenda zones, pas pasimit të marrë nga David Silva. Në minutën e 23-të Alvaro Morata nuk e pati të vështirë për të shtyrë topin drejt rrjetës për golin e 2-0. Spektakli i Spanjës vijoi në pjesën e dytë, pikërisht me David Silvën që shënoi dy herë brenda tre minutave lojë (51’ dhe 54’). Nuk mund të mungonte Andres Iniesta me një goditje të bukur jashtë zonës, pas një inkursioni personal.

Lopetegui bëri ndryshime të shumta në formacion, teksa gjatë pjesës së dytë aktivizoi emra të tillë si Bartra, Nacho, Niguez, Aspas dhe në fund Asension dhe Luiz Alberton.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...