Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sparta e Pragës përjashton futbollistin homoseksual, ja arsyeja

Jakub Jankto, mesfushor i Getafes i huazuar te Sparta e Pragës, i cili kohët e fundit foli hapur për homoseksualitetin e tij, u përjashtua nga skuadra e Pragës pas refuzimin të kontrollit të drogës nga policia.

“Lojtari nuk është i përgatitur të përmbushë detyrimet e tij që rrjedhin nga një kontratë profesionale dhe nuk është në dispozicion të trajnerit për aktivitete përgatitore”, ka shpjeguar Sparta në një deklaratë zyrtare.

Jankto thuhet se refuzoi t’i nënshtrohej një testi droge nga policia, pasi një shofer tjetër njoftoi oficerët për dyshimet se lojtari po ngiste makinën nën efektin e alkoolit.

Pasi testi i alkoolit ka rezultuar negative, policia ka kërkuar që t’i nënshtrohej testit të drogës, por ai nuk ka pranuar.

Jakub Jankto ka reaguar me anë të një mesazhi të gjatë në Instagram për vendimin e klubit për ta larguar:

“Përshëndetje. Vitet e fundit dhe sidomos vitin e fundit janë grumbulluar aq shumë ngjarje rreth meje sa është më mirë të ngadalësoj ritmin dhe të mendoj edhe për shëndetin tim.

Lexo edhe: 

Që në moshën 18-vjeçare e gjithë jeta ime sillej rreth futbollit.”

Jakub Jankto pranon se “nuk ishte viti më i mirë sportiv për mua, por gjithmonë kam preferuar rezultatet e klubit.

Më trishton edhe më shumë që gjendja ime shëndetësore dhe mendore nuk më lejon të vazhdoj të luftoj për titullin dhe kupën. Nuk gjej as fjalë për të shprehur sa shumë dua të falënderoj Spartën…”, ka shkruar mes të tjerash Jankto.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...