Tjetër huazim për Riza Durmisin. Lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka kontratë deri në 2023 me Lazion, është huazuar deri në fund të sezonit te Sparta Rotterdam në Eredivisie.
Anësori i majtë (23 ndeshje me Danimarkën) ndihet entuziast për aventurën e re, teksa më parë ka qenë i huazuar te Nice dhe Salernitana. “Ndjeva nevojën për të gjetur një familje të re me të cilën të ndihesha si në shtëpi.
Shpresoj të kem mbështetjen e trajnerit dhe të skuadrës. Unë kam besim tek aftësitë e mia, ndihem mirë dhe jam gati të zbres në fushë të dielën në derbin kundër Feyenoord”, deklaroi 28-vjeçari i lindur në Kopenhagen.
[quiz-cat id=”288388″]
