Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Speciale/ Ferit Keta, rrëfimi i një karrierë kuqezi (video)

Nga Rinald Bregasi

Ferit Keta është pa dyshim një emër i rëndësishëm i sportit shqiptar. Kampion Bote në Kick-Boks dhe me një karrierë të shkëlqyer edhe në boks, me një rekord prej 15 fitoresh dhe asnjë humbje. E fundit, vetëm pak ditë më parë në Tetovë, aty ku 34-vjeçari në një mbrëmje emocionuese me rastin e 28-Nëntorit, festës së Pavarësisë, siguroi një sukses të rëndësishëm kundër gjeorgjianit Lukhutashvili. Një mbrëmje që për Feritin ishte e veçantë për vetë simbolikën e saj.

E teksa planifikon takimin e radhës në boks, me emrin e kundërshtarit, që do të mësohet në janar, vlen të kujtohet një tjetër mbrëmje e madhe, ajo e verës së kaluar në Kalanë e Bashtovës, ku Ferit Keta fitoi titullin kampion Bote në Kick Boks në versionin IKBF, duke mundur holandezin Blokland.

Edhe pse fillimet i ka pasur në Kick Boks, Ferit Keta rrëfen një prapaskenë interesante nga karriera e tij e hershme në Gjermani, atë se si rastësia e deshi që të kalonte te boksi amator e më pas tek ai profesionist.

Si një profesionist në Boks e Kick-Boks një pyetje interesante është ajo që bëjnë dhe të pasionuarit e këtyre sporteve, në një duel rruge, do të fitonte një boksier apo një kick-bokser.

Pa dyshim për të gjithë ata që duan të ndjekin hapat e tij, boksieri nga Bulqiza shpjegon edhe çelësin e suksesit për një karrierë si ajo e tija.

Feriti është pjesë e dinastisë Keta. Vëllezërit e tij, Ismaili dhe Gjetani, kanë mrekulluar publikun me duelet e tyre, duke ngritur lart emrin e kësaj familjeje, për vetë Feritin është privilegj, por mbi të gjitha përgjegjësi për të mbajtur lart emrin e kësaj dinastie.

Si te Feriti, Gjetani apo Ismaili, ndjesia e krenarisë kombëtare është e jashtëzakonshme, me 34-vjeçarin që e lidh atë edhe me shpirtin luftarak që i karakterizon.

Dhe kur flitet për krenarinë kombëtare, Feriti ruan një koment edhe për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin për atë që bënë kundër Serbisë në Botërorin e Katarit.

Dhe, në fund, një pyetje se cili ka qenë momenti me i mirë i një karriere të pasur me triumfe si ajo e tija.

 

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...