Kategoria Superiore

Spektakël, gola dhe tension në Gjirokastër, fati dhe gjyqtari dënojnë Luftëtarin, Teuta rikthehet te fitorja

Tre gola, nga të cilët dy mes kontestimeve të Luftëtarit i dhanë fitoren Teutës në Gjirokastër, në sfidën që hapi fazën e dytë të Kategorisë Superiore.

Pas triumfit 3-2 në një sfidë emocionuese, durrsakët u kthyen te fitorja që mungonte prej afro dy muajve në kampionat. Cinike skuadra e Maganit që shfrytëzoi çdo episod për të marrë suksesin e parë pas shtatë javëve.

Pretendimi i parë i vendasve u regjistrua në minutën e 22-të me Lamçjan që protestoi për penallti pas duelit me Hërkaç në zonë, por gjyqtari Ziri vazhdoi lojën.

Teuta zhbllokoi ndeshjen pak pas gjysmë orë lojë me Amadu Latif. Sulmuesi ganez devijoi saktë me kokë një harkim perfekt nga Reza Karimi, dhe festoi me trajnerin Magani që vazhdon ti besojë në majën e sulmit.

E ndërsa Luftëtari provoi pa forcën e duhur fillimisht me Rrocën dhe më pas me Bregun, që provoi të shfrytëzonte pakujdesinë e mbrojtjes kundërshtare, Teuta ishte pranë golit të dytë me Reza Karimin, iranianin që me teknikën dhe shpejtësinë e tij ishte kërcënimi kryesor për gjirokastritët.

Pjesa e dytë e lojës nisi me Luftëtarin në sulm dhe goli nuk vonoi. Vetëm pas 50 sekondave, Dejvi Bregu finalizoi një aksion të shkëlqyer të bluzinjve, ku shfrytëzoi asistin e Lamçjes dhe rindezi shpresat e skuadrës së tij.

Gjirokastritët ishin pranë përmbysjes së madhe në të 53-ën, por shtylla i erdhi në ndihmë portierit Kastrati pas tentativës së shkëlqyer të Abazajt nga distanca.Ai episod në favor të Teutës ndryshoi rrjedhën e lojës, sepse pas një goditje dënimi të akorduar mes protestave të vendasve nga gjyqtari Ziri në gjysmëfushën tjetër, Anel Dediç i dha avantazhin durrsakëve.Në të 68-ën, u regjistruan një tjetër vendim i kontestuar nga gjirokastritët, me gjyqtarin që akordoi 11-metërsh për Teutën, pa marrë parasysh pretendimet e vendasve.

Pas protestave që zgjatën disa minuta, Dediç shënoi golin e tretë të Teutës dhe të dytin personal në ndeshje.Pas protestave jo vetëm të lojtarëve por edhe në stol nga trajneri Hasan Lika ,Luftëtari provoi të reagonte në fushë, duke krijuar raste të shumta me Rrocën e Aleksin, ndërsa shtylla i prishi festën e golit Bregut, pas tentativës së jashtëzakonshme nga distanca e largët.

 

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, me portierin Kastrati që pasi largoi një gol të sigurt, në sekondat e fundit të ndeshjes u thye vetëm nga autogoli i Sykajt, që ishte i pafat në devijimin e topit pas goditjes së Abazajt.

 

Teuta largohet nga Gjirokastra me pikët e plota, ndërsa te Luftëtari ndihen të vjedhur. Këtë e konfirmuan edhe momentet pas fundit të lojës, ku arbitri Ziri qëndroi rreth 10 minuta në fushë në praninë e forcave të rendit, ndërsa dalja e tij u shoqërua me duartrokitje ironike nga lojtarët e Luftëtarit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top