Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spektakël dhe gola në Serie A, çfarë përmbysjesh nga Atalanta dhe Spal!

22 gola në 4 ndeshje, e diela e Serie A dhuron spektakël dhe emocione pafund. Pas breshërisë së golave që prodhoi sfida mes Chievos dhe Fiorentinës, spektakli vazhdoi edhe në sfidat e orës 15:00 me dy përmbysje të çmendura. Atalanta arriti ti merrte një pikë Romës duke rikuperuar disavantazhin e tre golave. Me Berishën dhe Gjimshitin në fushë që nga minuta e parë, bergamaskët e panë veten në disavantazhin e tre golave në harkun e 40 minutave, kur Roma realizoi tre herë me Dzekon që shënoi një dygolësh dhe El Sharaaëy-in. Megjithatë Atalanta rindezi shpresat për të bërë diçka në sekondat e fundit të pjesës së parë me Castagnen. Ilicic humbi një mundësi të shkëlqyer në fillimin e pjesës por nuk vonoi shumë dhe Atalanta rihapi sfidën me qëndërmbrojtësin Toloi. Për të barazuar shifrat mendoi golashënuesi më i mirë i skuadrës sulmuesi kolumbian Duvan Zapata i cili në pak sekonda u kthye nga djall në ëngjëll. Në të 70-ën, bomberi i Atalantës humbi një 11-metërsh të akorduar nga sistemi VAR për një faull ndaj Ilicic, ndërkohë që pak sekonda më vonë barazoi shifrat. Atalanta u përpoq deri në fund të merrte fitoren por nuk ja doli dot duke humbur disa mundësi të mira. Kjo pikë nuk kënaqi asnjërën prej dy skuadrave për mënyrën sesi rrodhi ndeshja. Në sfidat e tjera Frosinone mori një fitore të thellë me shifrat 0-4 në fushën e Bolognas duke vulosur edhe shkarkimin e Filippo Inzaghit nga stoli i kuqebluve dhe duke ringjallur njëkohësisht shpresat e saja për mbijetesë.Ndërkohë Spal përmbysi Parmën që kishte realizuar dy herë me Inglesen duke marrë një fitore të rëndësishme që e largoi akoma më shumë nga fundi i renditjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...