Borussia Dortmund bind me fitoren 2-4 ndaj Freiburg në “Europa-Park Stadion”, në një sfidë që rezultoi të ishte shumë e luftuar.
Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Hummels në minutën e 11’.
Lexoni edhe:
- Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
- Gjilani shijon fitoren e parë dhe ndal Malishevën, Llapi përfiton dhe merr kreun
Megjithatë vendasit reaguan dhe barazuan në minutën e 45+2’ Holer, ndërsa vetëm katër minuta më pas Hofler kaloi Freiburg-un në avantazh, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.
Fraksioni i dytë po ashtu rezultoi shumë i luftuar, me Dortmund që gjeti barazimin me Malen në minutën e 60’.
Në minutën e 82’ autori i golit të dytë të Freiburg, Hofler la ekipin e tij në inferioritet numerik, pasi mori karton të kuq.
Dortmund e shfrytëzoi superioritetin numerik, me Hummels që shënoi golin e tretë në minutën e 88’, teksa Reus bëri “poker” në minutën e 90+3’ dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë.
Pas javës së katërt të Bundesliga, Freiburg renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë, teksa Borussia Dortmund renditet në vend të shtatë me tetë pikë.
