Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Ndoj shënon në triumfin e Brescias, Spezia shkatërron Como-n

Brescia dhuron spektakël në “Arena Garibaldi”, ndërsa fitoi bindshëm me përmbysje me rezultatin 1-4 ndaj Pisa-s në takimin e 1/32-ave të Kupës së Italisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 20’ kur Masucci shënoi për vendasit. Vetëm pesë minuta më vonë një autogol i Nicolas u dhuroi barazimin miqve.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, teksa fraksioni i dytë solli një panoramë tjetër të kësaj përballjeje. Në minutën e 61’ Aye shënoi golin e dytë për Brescian, teksa 11 minuta më pas mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj shënoi golin e tretë për miqtë, me Bianchi-n që në minutën e 90+4 vulosi rezultatin e sfidës, duke shënuar golin e katërt.

Spezia ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Como-n, duke siguruar kalimin në raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë. Takimi u zhbllokua në minutën e 43’ me Nzola-n që i dha avantazhin vendasve. Në minutën e 55’ Como gjeti barazimin me Blanco-n.

Megjithatë më pas do të niste seria e golave të Spezias, me Verde që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’, më pas në minutën e 71’ Strelec realizoi golin e tretë për vendasit, vetëm pesë minuta më pas Nzola do të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, ndërsa në minutën e 90’ Maldini mbylli gjithçka duke realizuar golin e pestë për vendasit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...