Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spektakël i Bale, Reali kalon në finalen e Botërorit të klubeve

Reali i Madridit ka kaluar në finalen e Botërorit për klube, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezët e Kashima Antlers, pasditen e sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Madrilenët triumfuan me rezultatin 1-3, të udhëhequr nga një Gareth Bale në superformë, që shënoi të tre golat për skuadrën e drejtuar nga Santiago Solari.

Uellsiani zhbllokoi sfidën në minutën e 44-t, për të shënuar më pas edhe dy herë të tjera në të 53-tën dhe 55-tën, ndërsa goli i Doi për japonezët, vlejti vetëm për statistikë.

Finalja do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje dhe përballë kampionëve të Europës do të jenë vendasit e Al Ain, të cilët eliminuan dje argjentinasit e River Plate.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...