FA Cup

Spektakël i garantuar në 20:30, luhet “finalja” Chelsea-Man. United

Kur u hodh shorti i fazës së 1/8 në FA Cup më 28 janar goglat përplasën dy ndër klubet më të spikatur të 15 viteve të fundit si Chelsea dhe Manchester United, e në fakt edhe organizatorët pa humbur kohë me të drejtë e zhvendosën një duel të tillë të hënën në mbrëmje, si një klasike të denjë për “monday night football”.

Si për ironi të fatit në Londër do të përballen pikërisht dy skuadrat finaliste të edicionit të kaluar të Kupës së Anglisë, kompeticionit më të vjetër në rruzull në rang klubesh. Në edicionin e 137-të të Kupës së Mbretëreshës, pavarësisht dominimit të Manchester United sfida ndërmjet tyre u vulos në Wembley nga 11-metërshi i çmendur i shkaktuar nga qendërmbrojtësi Phil Jones në dëm të Eden Hazard, që më pas shënoi edhe golin e vetëm të takimit.

Historia dihet, trajneri Antonio Conte u shkarkua, ndonëse i shkaktoi Jose Mourinhos humbjen e parë në një ndeshje finale, sidoqoftë tani të dy klubet drejtohen nga trajnerë të ndryshëm. 18 ndeshjeve pa fitore iu erdhi shpejt fundi dhe “muaji i mjaltit” për Maurizio Sarri-n duket se përfundoi pikërisht aty. 60-vjeçari napolitan po vuan pasojat e një ecurie të tmerrshme në vitin 2019, ku ekipi ka humbur katër ndeshjet e zhvilluara në Angli jashtë fushe me një golaverazh të frikshëm 13-0.

Mbi të gjitha ngjan si një “deja vu”, sepse janë pak a shumë po të njëjtët futbollistë që rebelohen sërish ndaj trajnerit të tyre. Rasti më i qartë është ai i vetë arkitektit të kësaj skuadre, Jose Mourinho, trajnerit absolutisht më të suksesshëm në gjithë historinë e bluve, që u shkarkua pa mëshirë vetëm disa muaj pasi koleksionoi titullin e pestë në historinë e kampionatit anglez për klubin londinez.

Vetëm pak kohë më vonë e pësoi edhe trajneri italian Antonio Conte, me të cilin Chelsea fitoi përsëri Premiershipin, megjithatë tani rrezikon ndjeshëm po të njëjtin fund edhe trajneri italian. Presidenti Roman Abramovich ka mbështetur vazhdimisht lojtarët, prandaj është e kuptueshme edhe përse situata të tilla përsëriten kaq shpesh në një klub të tillë, gjithsesi Sarri vetë ka kontribuar duke i dhënë hapësirë të vecantë lojtarit të tij kyc Jorginho, duke zhvendosur krejtësisht jashtë rolit mesfushorin shkatërrues N’Golo Cante, që është më i miri në glob në pozicionin e tij.

Pushteti i futbollistëve në ditët e sotme është rritur ndjeshëm dhe në krahun tjetër pas shkarkimit të trajnerit luzitan  ndodhi pak a shumë e njëjta gjë, sepse me Ole Gunnar Solksjaer në timon “Djajtë e Kuq” fituan 10 nga 11 ndeshjet në dispozicion në të gjithë kompeticionet, për të prekur përkohësisht zonën Champions, sidoqoftë tani edhe kundërshtarët më të flaktë të Jose Mourinho-s e kuptojnë më së miri se trajneri portugez kishte të drejtë, pasi në të parën sfidë të vërtetë “Red Devils” u shkërmoqën keqas madje brenda në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ndonëse e gjymtuar, skuadra e Paris SG keqtrajtoi ekipin e trajnerit norvegjez deri në atë pikë sa për të futur një legjendë të klubit si Solksjaer në librin e rekordeve, këtë herë për keq, pasi United me 46-vjeçarin në stol në rolin e kujdestarit sapo pësoi humbjen më të rëndë brenda në “Old Trafford” në gjithë historinë e Kupave të Evropës. Duket qartë që me kontigjentin e lojtarëve në dispozicion klubi ka mbetur shumë prapa superfuqive në Kontinentin e Vjetër dhe mbrojtja qesharake e “Djajve të Kuq” ishte me shumë shumë fat që shpëtoi me vetëm dy gola të pësuar në atë takim.

Në kryeqytet trajneri nordik nuk do të ketë dyshen Martial – Lingard, lojtarë që do të mungojnë me shumë gjasa edhe ndaj Liverpoolit në kampionat, për më tepër ekipi i fitoi gjithë ndeshjet e lehta dhe kalendari në katër javët e ardhshme është vërtët i tmerrshëm. Pas eliminimit të klubeve si Liverpooli, Arsenali dhe Tottenhami, përvec City-t të Guardiolës kanë mbetur vetëm këto dy skuadra nga “big six”, që numërojnë plot 20 trofe ndërmjet tyre: 12 herë Manchester United dhe 8 herë e ka fituar Kupën e Federatës Chelsea, e siç dihet vetëm “Topçinjtë” e Arsenalit e kanë fituar më shumë këtë kompeticion.

“Djajtë e Kuq” nuk e eliminojnë Chelsea-n në Kupën e Anglisë apo qoftë edhe në Kupën e Ligës prej plot 17 vjetësh, madje në Londër “blutë” kanë fituar 8 dhe kanë barazuar vetëm 2 nga 10 përballjet e fundit ndërmjet tyre. Ndeshja prëmbyllëse e raundit të pestë do të zhvillohet në “Stamford Bridge” në orën 20:30 dhe do të drejtohet nga 47-vjeçari nga Leicesteri Kevin Friend, ndërsa shorti për fazën cerekfinale do të hidhet menjëherë pas përfundimit të këtij takimi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency