Premier League

Spektakël dhe raste, por në ‘Anfield’, mungojnë golat

Derbi i Anglisë nuk prodhon asnjë fitues. Për të 4-tën ndeshje radhazi Liverpooli dhe Manchester United u ndanë në barazim. Lojë e bukur, raste të shumta, emocione dhe spektakël të gjithë këto i prodhoi sfida e “Anfield Road”, por pavarsisht gjithçkaje munguan golat me “The Reds” dhe “Djajtë e Kuq” që ndanë nga një pikë. Meritoi më shumë Liverpooli që gjatë gjithë kohës arriti të krijonte volum loje dhe raste duke dominuar skuadrën e Mourinhos, por në fund formacioni i Klopp nuk arriti t’i shkaktonte humbjen e parë në kampionat Manchester United.

Në pjesën e parë rastin më të mirë për miqtë e kishte Matic ndërsa, De Gea bëri mrekullinë në rastin e Firminos  me një pritje fenomenale ndërsa Salah në vazhdimin e aksionit nuk gjeti portën. Në pjesën e dytë Emre Can shpërdoroi një rast të pabuesueshëm ndërsa Liverpooli humbi edhe të tjera mundësi ideale për të kaluar në avantazh.  Me pikën e marrë Manchester United u ngjit në kuotën e 20 të tillave, 7 më shumë se Liverpooli që i ka bërë një nisje të dobët këtij sezoni.

To Top