Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Spektakël në Durrës, Teuta “përmbys” Kukësin dhe i rrëmben vendin e dytë

Kukësi mori humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa u mposht me rezultatin 2-1 nga Teuta në stadiumin “Niko Dovana”. Verilindorët mbyllën pjesën e parë në avantazh, por “djallosën” gjithçka në të dytën, pasi përveç pësimit të dy golave, shpërdoruan edhe një 11-metërsh, duke dalë pa pikë nga kjo transfertë dhe duke komplikuar totalisht rrugën drejt titullit kampion.

Sfida nisi mjaft mirë për durrsakët, që kishin kontrollin e lojës dhe tentuan herë pas herë të vënë në vështirësi prapavijën kuksiane, por pa arritur të krijojnë raste konkrete në portën e mbrojtur nga Stivi Frashëri.

Kur kishte kaluar rreth një gjysmë ore lojë, Kamara u fut bukur në zonën e Kukësit dhe u pengua nga Dzaria, por për arbitrin nuk ishte penallti, pavarësisht kontestimeve të shumta të futbollistëve durrsakë.

Vetëm pak minuta më vonë, ishte sulmuesi Arturo Reginaldo, që gjuajti nga distanca dhe çoi topin në rrjetën e portës së Isli Hidit, duke i dhënë Kukësit avantazhin në një sfidë, ku Teuta ishte dukshëm më aktive dhe kërkuese.

Me të njëjtin ritëm si në pjesën e parë ,startoi edhe e dyta, por me ndryshimin se në minutat 69’ dhe 72’, Kukësi përjetoi një “black out” total, ku pësoi edhe dy gola, pasi durrsakët barazuan fillimisht me Prognin dhe kaluan në avantazh me mbrojtësin Renato Arapi.

Nuk mund të pajtohej aspak Armando Cungu me këtë rezultat, duke reaguar menjëherë dhe hedhur në fushë Shkurtajn, Valdet Ramën dhe Arbër Çyrbjan, duke rifreskuar repartin e avancuar, me qëllim që të shmangë humbjen.

Në minutën e 84-t u regjistrua edhe rasti më i mirë për verilindorët, pasi Shkurtaj mori një top në të majtë të sulmit dhe avancoi drejt qendrës, duke gjuajtur bukur nga jashtë zonës, por topi u devijua nga Hidi dhe u përplas në shtyllën pingule.

Në minutat shtesë, Osmani ndali me dorë një gjuajtje drejt portës të kuksianëve, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh për verilindorët dhe kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e durrsakëve, që la fushën e lojës pak para fundit të ndeshjes.

Penalltinë e mori përsipër mesfushori brazilian William Cordeiro, i cili bëri një gjuajtje vërtetë të dobët, duke çuar topin lehtësisht në duart e portierit Isli Hidi. Deri në vërshëllimën e fundit, Kukësi tentoi edhe një herë golin, por sërish gjuajtja drejt portës u ndal nga gardiani i Teutës.

Durrsakët e Shkëmbit marrin kështu fitoren e parë në kampionat, për vitin 2019 dhe ngjiten përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, në kuotën e 39 pikëve, duke parakaluar pikërisht Kukësin, që mbetet në kuotën e 38 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...