Premier League

Spektakël në Londër, Sarri fiton derbin

Chelsea i Maurizio Sarrit triumfon në derbin e Londrës dhe në sajë të goleavarazhit më të mirë ngjitet në krye të Premier League, me pikë të plota sëbashku me Tottenham dhe Bournemouth. Në Stamford Bridge, Blutë e Londrës trimfuan me shifrat 3-2 në një ndeshje spektakolare dhe jashtëzakonisht të rivalizuar. 2 gola të shpejtë të Chelsea-it me Pedron dhe Moratën krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë për vendasit, por formacioni i drejtuar nga Unai Emery pas shpërdorimit të shumë rasteve në minutat e para, korigjoi shënjestrën duke realizuar dy herë me Mkhitaryan dhe Iwobi, madje mund të kishte realizuar edhe golin e përmbysjes së madhe që në pjesën e parë pasi i pati shanset. Fraksioni i dytë ishte disi më i mirë për Arsenalit por falë klasit të Hazard që i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 80-të shpiku një asist të mrekullueshëm për Marcos Alonson që mposhti Cech, duke çliruar Sarrin në stol dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë në këtë sezon Arsenalit.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency