Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spektakël pa fitues në Gjilani-Ballkani, Drita shpallet kampione nga divani

U mbyll në një barazim spektakolar 2-2 kryendeshja e javës së parafundit të IPKO Superligës së Kosovës mes Gjilanit dhe Ballkanit, ndërsa fituesi i vërtetë i këtij takimi ishte skuadra e Dritës, që me këtë rezultat, u shpall zyrtarisht kampione në Kosovë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit, ishin miqtë nga Suhareka që morën menjëherë iniciativën, duke luajtur një futboll sulmues, që po vinte jo pak në vështirësi skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani.

Megjithatë Gjilani ia doli të mbyllë mirë të gjitha hapësirat në mbrojtje dhe në minutën e 43-të gjeti edhe golin e avantazhit, kur pas një sulmi të shpejtë ishte mesfushori 23-vjeçar Kushtrim Shabani, që shënoi dhe u dha avantazhin vendasve.

Në pjesën e dytë Ballkani zhvendosi lojën në gjysmëfushën e vendasve, duke mos pasur asgjë për të humbur dhe pas disa rasteve të humbura, arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 73-të, kur sulmuesi Mirlind Daku devijoi në rrjetë një krosim të ardhur nga krahu i majtë i sulmit.

Ky gol shpërqendroi totalisht futbollistët e Gjilanit, të cilët humbën toruan dhe vetëm dy minuta më vonë, pësuan edhe golin e dytë. Edhe këtë herë ishte një krosim nga krahu, që u shfrytëzua mirë nga Topalli, i cili gjuajti me kokë dhe e dërgoi sferën në trekëndëshin e portës, duke i dhënë avantazhin Ballkanit.

Gentian Mezanin nuk e mbante vendi në pankinë dhe tentoi menjëherë të përforcojë repartin e avancuar, duke hedhur në fushë emra si Nikaç e Shala, ndërsa goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 94-t, kur pas një tentative të dyfishtë, ishte Razak që dërgoi sferën në rrjetë.

Gjilani nuk e uli ritmin dhe në ato pak minuta të mbetura provoi të gjejë edhe golin e fitores, që do ta rikthente në garë për titullin kampion, por vërshëllima e arbitrit la në fuqi rezultatin 2-2, që i dha titullin kampion Dritës dhe njëkohësisht çoi më pranë një vendi në Kupat e Europës skuadrën e drejtuar nga Mezani.

Kjo pasi me barazimin e sotëm Gjilani mbeti në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Drita, por me një bilanc negativ në përballjet direkte, ndërsa kampionët e rinj e shndërrojnë në shëtitje transfertën në Therandë në javën e fundit.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u luajt pasditen e sotme edhe derbi i kryeqytetit mes Prishtinës dhe Flamurtarit, ndërsa bardheblutë e drejtuar nga Armend Dallku arritën të triumfojnë me shifrat 3-0, falë tre golave të shënuar vetëm në minutat e fundit të takimit.

Vitia, Meriton Korenica dhe Uka shënuan golat për Prishtinën, që me këtë fitore u ngjit në kuotën e 62 pikëve, që gjithsesi nuk i mjaftojnë për të siguruar Europën nëpërmjet kampionatit, ndaj do të duhet të fitojë Kupën për një vend në Europa League.

Trepça ’89 mor i një fitore me mjaft vlera, 1-2 në transfertën ndaj Feronikelit në Drenas dhe doli jashtë zonës që të çon në Kategorinë e Parë, ndonëse në javën e fundit do të luajë në distancë mbijetesën me skuadrën e Drenicës.

Siguroi mbijetesën matematikisht edhe Llapi, që triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Ferizajt në një ndeshje pa pretendime për këta të fundit, që tani kanë rënë një kategori më poshtë, ndërsa Dukagjini mposhti Vushtrrinë me shifrat 2-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...