Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Spektakël në Londër, 6 gola për një barazim të ‘çmendur’ në Arsenal-Liverpool

6 minuta të çmendura dhe spektakolare që vetëm futbolli anglez mund t’i dhurojë. Arsenal-Liverpool është antipasta e dhuratave të festave të fundvitit sepse klasikja e futbollit anglez dhuroi esencën e vërtetë të kësaj loje. 6 gola, nga tre për çdo skuadër ku u ngjitën në podium yjet e Arsenalit, Xhaka-Sanchez-Ozil dhe ata të Liverpoolit, Salah-Mane e Firminho por nuk munguan me gafat e tyre as Mignolet e Cech që i shtuan më shumë piper kësaj sfide e cila nuk dha asnjë pikë referimi për 90 minuta. Liverpool në avantazh që në pjesën e parë me Coutnhon ishte vetëm zjarri që ndezi fishekzjarret në “Fly Emirates” ku që prej minutës së 52 dhe deri në të 58-ën u regjistruan edhe 4 gola të tjerë. Salah që shkoi në kuotën 21 gjatë këtij sezoni, krijoi përshtypjen se skuadra e wenger ishte rrezuar me nokaut teknik por pak sekonda më vonë Sanchez ndezi shpresën e vendasve, ndërsa Xhaka gjeti bashkëpunimin e Mignolet për të barazuar rezultatin brenda tre minutave. Çmenduria e kësaj sfide nuk u ndal tek ky gol sepse Oezil në mënyrë të pabesueshme e ndali topin në rrjetë me një goditje klasi.

Por nëse ka një meritë të madhe Jurgen Klopp është ajo e motivimit të skuadrës pasi edhe një elefant do të ishte rrezuar nga një goditje e tillë por “The Reds” janë mësuar me rokadat e futbollit që thyejnë çdo ligj të këtij sporti dhe ishte Firmino që për golin e gjashtë të mbrëmjes mori një dorë të madhe nga veterani Petr Cech.

Futboll i vërtetë bio me gabime amatore që gati gati ngjajnë me futbollin e fushave me baltë në vendin ku lindi ky sport, por edhe klas dhe 90 minuta intensitet në një ndeshje të vetme. Anglia reklamoi sërish vitrinën më të çmuar të futbolit që në shqipëri vjen vetëm në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...