Kategoria Superiore

Spektakli i radhës në “Air Albania”, Tirana e 9 fitoreve radhazi sfidohet nga Skënderbeu

Tirana-Skënderbeu, një ndër përballjet që më shumë emocione i ka dhënë 10-vjeçarit të fundit në Kategorinë Superiore. Betejat e dekadës që sapo përfundoi filluan me një Superkupë në Korçë, e cila u zgjidh me një gol të Bekim Balajt, një finale Kupe në Maj 2012 edhe ajo e vendosur nga një gol i Balës, që u dha triumfin bardhebluve, dhe një tjetër duel në finalen e Kupës u zhvillua në Maj 2017, ku Tirana fitoi trofeun më të trishtueshëm në histori pak ditë pasi ishte rrëzuar në greminën e Katëgorisë së Parë.

Megjithatë, në duelin e kampionëve të epokave me 24 tituj dhe kampionëve të 10-vjeçarit, në kampionat trofetë folën vetëm për bardhekuqtë me 7 tituj të fituar kundrejt 0 titujve të bardhebluve.

Këtë sezon, situata është e ndryshme, Tirana synon triumfin, Skënderbeu kërkon të evitojë fillimisht play-out-in dhe më pas çfarë e mirë të vijë le të vijë. Në këtë sezon ka baraspeshë të plotë, një fitore për kryeqytetasit (3-1  me golat e Ngoo, Halilit e Hoxhallarit),  kur në stol ishte Mema, ndërsa në takimin e dytë bardhekluqtë gjunjëzonin ekipin që drejtohej nga Ahmataj (2-1 falë realizimeve të Blerim Kransiqit e Ndecky). Në ndeshje e 3-të kundër Tiranë këtë sezon ish-trajneri i bardhebluve Daja do të ketë përballë trajnerin numër 3 të kryeqytetasve, Egbonë, i cili mori drejtimin pa Memës e Ahmatajt. Tirana po kalon një periudhë të bekuar: 9 fitore radhazi mes kampionatit e Kupës, diçka që prej shumë kohësh nuk përjetohej tek 24 herë kampionët. Egbo ende nuk ka provuar barazimin e jo më humbjen.

Tekniku nigerian nuk do të ndryshojë asgjë në krahasim me sfidën e fituar kundër Vllaznisë, me emra tillë si Cale, Torasa e Ngoo në fazën sulmuese. Ndërkohë Skënderbeu vjen nga ai barazim ndaj Bylisit. Lajmi i mirë është riaftësimi i Bregut, që do të jetë në fushë, ndërsa ka ende dilema për praninë ose jo të Blerim Krasniqit.

Në fushë do të jenë sulmi më i mirë i Superiores (i Tiranës) dhe mbrojtja e 3-të më e dobët. Më keq se Skënderbeu kanë bërë vetëm Luftëtari e Flamurtari. Do të jetë një duel emocionues, që do të zhvillohet në impiantin modern “Air Albania”. Ai që do të ketë mundësinë ta përjetojë nga pranë, do ta përjetojë në vetë të parë, por gjithsesi spektaklin nuk do ta humbë askush, pasi kjo superpërballje do të transmetohet “live”, në orën 17: 00, në Supersport 3.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency