Dy mrekulli të Marco Asensios nuk i mjaftuan Realit përballë Valencias që arriti të merrte një pikë brenda në Santiago Bernabeu, ku madje flirtoi edhe me fitoren. 2-2 përfundoi ky takim emocionues, me Los Blancos, që edhe pse e nisën me gol, nuk arritën të merrnin maksimumin e pikëve. Pa Cristiano Ronaldon dhe dy qendërmbrojtësit Ramos e Varane Los Blancos nuk ishin sa duhet efikasë në të dyja fazat e lojës. Një top i humbur nga mesfusha e Valencias në minutën e 10-të u kthye në asist për Marco Asension, që la pa lëvizur portierin Neto.
Kundërpërgjigjja e Valencias erdhi vetëm pas 8 minutave lojë, pasi një aksioni perfekt nga krahu i majtë, që u përmbyll me golin e Carlos Soler.
Kampionët në fuqi të Spanjës u kapën në befasi në minutën e 77-të, kur Kongdobia, e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte Keylor Navas. Vetëm shtatë minuta zgjati avantazhi i Valencias, pasi Asensio shpalosi talentin e tij me një goditje të lirë, që e la sërish të palëvizur Neton.
I pafat Karim Benzema në kohën shtesë, me topin e goditur prej tij që u ndal nga traversë. Sevillas iu desh të vuante shumë për të marrë fitoren në fushën e Getafes, ku një prekje magjike e Ganso në minutën e 83-të i dha drejtimin e duhur Topit që të përfundonte në rrjetë.
