Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spezia i jep goditjen e radhës Milanit, komplikohet objektivi ‘Champions’

Spezia i jep goditjen e radhës Milanit
Spezia i jep goditjen e radhës Milanit

Nga një humbje 2-0 në derbi, në një tjetër disfatë me të njëjtin rezultat, këtë herë në transfertë ndaj Spezias në kampionat. Milani zhgënjen sërish dhe këtë herë në kampionat, duke komplikuar totalisht rrugëtimin për një vend në zonën Champions.

Ndonëse me shumë mungesa, disa për shkak dëmtimesh dhe të tjera për zgjedhje teknike të Piolit, kuqezinjtë ishin të dënuar të merrnin tre pikët në transfertën ligure, për të mbajtur hapin e skuadrave të tjera që luftojnë për një vend në zonën Champions.

Lexo edhe:

Megjithatë përballë gjetën një Spezia shumë të vendosur për të kërkuar pikët që i duhen për mbijetesën, e cila shënoi dy herë në 15 minutat e fundit të takimit dhe ia doli të triumfojë me shifrat 2-0.

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi, Milani qëndron në vendin e 5-të me 61 pikë, dy më pak se Interi i vendit të katërt, por kuqezinjtë mund të barazohen me pikë nga Roma, nëse këta të fundit do t’ia dalin të marrin maksimumin ndaj Bolognës të dielën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...