Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spezia pengesa e radhës për Juventusin, Lazio-Torino drejt shtyrjes

Nuk ka pushim për skuadrat e Serisë A, që luajnë në mesjavë ndeshjet e raundit të 25-të. Këtë të martë luhet dy takimet e para, me protagoniste në fushë ekipet e Juventusit dhe Lazios. Kështu, “Zonja e Vjetër” pret Spezian, ndërsa bardhekaltrit Torinon.

Në “Allianz Stadium”, në orën 20:45, pritet rikthimi i Juves tek fitorja pas barazimit 1-1 në fushën e Veronës, që e bëri edhe më të ndjeshme diferencën me dy kundërshtarët milanezë. Spezia, nga ana tjetër, pas atij triumfi historik ndaj Milanit, humbi ndaj Fiorentinës (3-0) dhe barazoi me Parmën (2-2), por mbetet relativisht në një pozicion komod, shtatë pikë nga zona e ftohtë. Sa u përket formacioneve, Pirlo do të ketë në dispozicion Moratan, të paktën në pankinë, ndërsa Danilo rikthehet (nga skualifikimi) në pozicionin e tij në mbrojtjen me tre, me Alex Sandron në krahun e majtë. Në sulm do të jetë dyshja Cristiano Ronaldo – Kulusevski.

Sfida mes Lazios dhe Torinos, e programuar për në orën 18:30, duket se do të shtyhet dhe këtë e ka pranuar kreu i Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino. Shkak janë bërë disa të infektuar në kampin e Torinos, 8 prej të cilëve futbollistë të skuadrës.

Zyra Lokale Shëndetësore e Torinos ka vendosur karantinim 7-ditor për të gjithë pjesëtarët e stafit të klubit “granata” dhe afati përfundon mesnatën e 2 marsit, çka e bën të pamundur që futbollistët të zbresin në fushë nesër në orën 18:30.

Në Premier League, takimi i vetëm i kësaj të marteje është Manchester City – Wolves,  që do të nisë në orën 21:00. Skuadra e Pep Guardiolës, e shkëputur plot 12 pikë nga nga Unided, synon “ta vrasë” përfundimisht garën e titullit, duke vijuar me thellimin e rekordit të fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...