Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spezia për pazar te Milani, kërkon tre futbollistë në huazim

Spezia hedh sytë nga Milani kampion i Italisë për të përforcuar organikën. Drejtuesit e klubit ligur kanë takuar Maldinin e Massarën, të cilëve u kanë kërkuar të marrin në huazim plot 3 futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Mattia Caldara, mesfushorin Daniele Maldini dhe sulmuesin serb Marko Lazetic. Veçanërisht dy të parët ndiqen me prioritet nga Spezia, që është ofruar t’i marrë në huazim, ndërsa Milani dëshiron që Caldarën ta shesë njëherë e mirë.

Nga ana tjetër, Maldini ka dhënë miratimin edhe për huazimin e të birit, por në të njëjtën kohë ka kërkuar një kanal preferencial mbi të rinjtë Jakub Kiwior dhe Kelvin Amian, të cilët janë rritur ndjeshëm te Spezia gjatë sezonit të fundit.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...