Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Spikat derbi i veriut, Laçi dhe Kukësi përplasin “brirët”

Laçi dhe Kukësi është kryendeshja e javës së 21-të të Abissnet Superiores, me dy skuadrat veriore që do të zhvillojnë një 90-minutësh që mund të rezultojë tepër i rëndësishëm për fatin e këtij edicioni. Kurbinasit janë skuadra më në formë e momentit, duke regjistruar nëntë fitore në dhjetë ndeshjet e fundit, duke u vënë në ndjekje të Tiranës kryesuese që ndodhet gjashtë pikë larg, ndërsa përballë do të kenë ekipin që krijon më shumë raste e prodhon lojën më argëtuese në Superiore.

Kurbinasit kanë arritur që t’i marrin katër pikë në 2 fazat e para Kukësit e do të kërkojnë që t’i bëjnë gjërat siç duhet dhe në këtë takim, që jo vetëm do u jepte 3 pikë që do e ndihmonin për të vijuar ndjekjen e Tiranës, por në anën tjetër do të largonin një rival direkt si Kukësi, që ndodhet menjëherë pas tyre në renditje, me tre pikë më pak. Mentor Mazrekaj mungoi për shkak kartonësh në takimin e fundit ashtu si dhe Renato Ziko, e trajneri Mirel Josa u gëzohet rikthimit të tyre.

Verilindorët në anën tjetër janë ekipi që po ashtu vijnë nga një moment i mirë, pasi kanë marrë dy fitore radhazi, megjithatë ndaj dy skuadrave që ndodhen në vendet e fundit të renditjes. Kuksianët i gëzohen faktit që sulmuesit e skuadrës gradualisht i kanë lënë pas problemet që kanë pasur dhe po arrijnë formën e tyre më të mirë, e kanë synime që në transfertën e Laçit të marrin të parën fitore për këtë edicion ndaj bardhezinjve, që janë skuadra e vetme që nuk e kanë mundur këtë edicion.

Pablo de Lucas e shlyu pezullimin në ndeshjen me Kastriotin e do të jetë nën urdhrat e trajnerit Diego Longo. Kukësi ka një diferencë prej 9 pikësh me Tiranën kryesuese e një tjetër rezultat veç fitores do i krijonte një hendek me vendin e parë që do ishte tepër i vështirë për t’u rikuperuar.

I konsideruar dhe si “Derbi i Veriut”, Laci-Kukësi është nga ato ndeshje që nuk duhet humbur, për atë çka skuadrat kanë prodhuar në fushën e lojës, por në anën tjetër dhe për rëndësinë që ka kjo sfidë për fatin e objektivzve të secilës skuadër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...