Bundesliga

Spikati në kampionatin zviceran, sulmuesi francez transferohet te Hertha e Berlinit

Një javë nga starti i kampionatit, Hertha e Berlinit ka bërë një goditje në sulm, duke marrë futbollistin e Young Boys, Wilfried Kanga. Francezi 24-vjeçar luajti 25 ndeshje me Young Boys sezonin e kaluar dhe shënoi 12 gola, duke konfirmuar se ka nuhatje mjaft të mirë për portën kundërshtare.

Kanga ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e kryeqytetit, ndërsa vlen të theksohet se kartoni i tij ka kushtuar rreth 5 milionë euro, që do të shkojnë në arkat e klubit zviceran të Young Boys.

Sezonin e kaluar Hertha e Berlinit siguroi mbijetesën vetëm në Play Out përballë Hamburgut, megjithatë këtë vit synon të bëjë shumë më mirë, edhe për të vendosur paqe me tifozerinë që e ka kontestuar jo pak.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency