Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Spikati te Kamza, Bruno Arrabal prezantohet te Llapi

Kosova po shndërrohet “toka e premtuar” për shumë futbollistë të kampionatit shqiptar, të lindur në Shqipëri ose të ardhur nga jashtë, që kërkojnë ta shfrytëzojnë Kategorinë Superiore për trampolinë.

Lojtari i radhës që i bashkohet IPKO Superligës së Kosovës është mbrojtësi brazilian, Brunio Arrabal, i cili sezonin e kaluar spikati te Kamza, deri në momentin kur ekipi u pezullua nga kampionati për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Hamiti.

Është skuadra e Llapit që ka zyrtarizuar marrëveshjen 1-vjeçare me mbrojtësin 21-vjeçar.

Janë të shumtë futbollistët që kanë “braktisur” Shqipërinë për Kosovën në këtë merkato verore. Kjo lidhet me faktin që futbolli kosovar është rritur cilësisht por edhe sa u përket pagave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...