Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Spiunonte shokët, ja pse PSG shiti Lucas Mouran te Tottenhami

Luante pak dhe fliste shumë. Kjo është historia e Lucas Mouras, të paktën në këndvështrimin e të përditshmes franceze “Le Parisien”. Në artikullin e publikuar në tabloidin francez zbulohen prapraskenat e një merkatoje që rezervon disa motive të pazakonta. Sipas versionit të “Le Parisien”, arsyeja se pse braziliani përfundoi te skuadra e Tottenham në këtë sesion të fundit të merkatos, kishte të bënte me faktin që 25-vjeçari ishte një thashethemexhi i thekur. Moura ishte një spiun, ai që konsiderohej burim i sigurt brenda dhomave të zhveshjes nga mediat, por që në fakt përçmohet për këtë ves nga trajneri dhe shokët e tjerë të skuadrës. Ai fliste me gazetarët, zbulonte sekrete të grupit, incidentet apo hatërmbetjet, duke thyer në mënyrë të hapur rregullin e parë të një grupi të unifikuar, ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes mbetet aty. Lucas Moura dhe Ben Arfa, me këtë të fundit i cili vijon të qëndrojë te PSG, përbënin dyshen që thyente këtë rregull. Prandaj klubi i Parisit ka qenë më se i lumtur t’i hapte dyert e largimit brazilianit, jo për arsye financiare apo teknike, por thjesht disiplinore dhe etike. Një tentativë kjo për të rikthyer qetësinë dhe klimën e mirë brenda grupit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...